Përshkrimi për të rinjte Mësimdhënës
Në 12 Nëntor, 2011
Hotel Univers, Elbasan
Ka një ndërgjegjësim në rritje te publikut të gjerë lidhur me faktin që gratë kanë një pozitë kyçe për ta bërë shoqërinë më të begatë dhe më të qëndrueshme. Përparimi i të drejtave të grave në Shqipëri është emocionues, por akoma është një pikë kritike në progresin e vendit. Qeveria shqiptare ka bërë progres të rëndësishëm ligjor gjatë pesë viteve të kaluara: ligji i parë që kriminalizon dhunën në familje është miratuar në Dhjetor të vitit 2006, në Korrik të vitit 2008 parlamenti aprovoi një ligj gjithëpërfshirës për barazinë gjinore dhe në Shkurt të vitit 2010 u miratua një ligj kundër diskriminimit. Efekti i kombinuar i këtyre ligjeve siguron një kornizë solide ligjore në mbështetje të barazizë gjinore.
Edhe pse ky përparim ligjor është diçka për t’u përshëndetur, ka një hendek të madh në mes të këtyre masave mbrojtëse ligjore dhe roleve tradicionale gjinore që kufizojnë mundësitë për gratë në nivel lokal. Këto nevoja sjellin si domosdoshmëri rolin unik dhe të fuqishëm të edukimit të të rinjve. Duke punuar ngushtësisht me të rinjtë shqiptarë, ju mund të kontriboni në fushatën për të drejtat e grave në Shqipëri.
Korpusi i Paqes dhe komitetit i zhvillimit gjinor (GAD) është i ngazëllyer që të ftojë Edukatorët dhe Psikologët e rinj shqiptarë për të aplikuar për trajnimin: Edukimi për Zhvillimin Gjinor që do të mbahet më 12 Nëntor, 2011. Ky trajnim do të bazohet në një manual gjinor që është hartuar për të nxitur diskutime efektive, të përshtatshme dhe të vlefshme. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të marrin një manual mbi zhvillimin e përkatesisë gjinore të të rinjve. Ata do të trajnohen për të zbatuar projekte dhe mësime të tilla në komunitetet e tyre. Pjesëmarrësit gjithashtu do të krijojnë një plan për të organizuar një grup të rinjsh lokal për ta sjellë te Konferenca e Drejtuesëve të Rinj dhe Aftësimit për Jetën. Edukatorët e trajnuar së bashku me grupet e tyre rinore do të marrin pjesë në konferencën e Udhëheqësve të Rinj. Konferenca do të kontriboujë në rritjen e aftësive të djemve dhe të vajzave shqiptarë për të punuar së bashku dhe adresuar çështjet e zhvillimit gjinor. Atje do të diskutohen tema të tilla, si shëndetësia, arsimi, planifikimi i projekteve dhe drejtimi.
Edhe pse realiteti i fushates për të drejtat e grave është afatgjatë, drejtuesit e komunitetit janë të aftë (më shumë se kushdo tjertër) për të qënë si katalizatorë esencialë për gjeneratën e ardhshme të shqiptarëve. Ne shpresojme që ju të aplikoni për të marrë pjesë në trajnim dhe të bëni një ndryshim në jetën e anëtarëve të komunitetit tuaj!
U realizua me financim të Fondacionit Vodofone Albania