25 September 2011

Kontracepsioni dhe masat parandaluese

Pilulat (Kombinuar Estrogjen/Progesteron)
  • Funksionon kryesisht duke parandaluar lëshimin e vezës nga vezoret (ovulimi). Shtatzania nuk mund të ndodhë kur nuk ka vezore.
  • Ndryshimet e ciklit menstrual janë të zakonshme, por jo të dëmshme. Çrregullimi i menstruacioneve ndodh, zakonisht, gjatë muajve të parë më pas cikli menstrual bëhet më i rregullt.
  • Çdo pako ka 28 kokrra. 21 janë aktive dhe kanë hormone. Çdo kokërr duhet të merret në kohë e njëlloj çdo ditë. 7 kokrrat e fundit nuk janë aktive. Gjatë kësaj  jave vijnë  menstruacionet.
Efektshmëria:
Kur nuk gabohet në marrjen e pilulës vetëm më pak sa 1 në 100 gra do të mbeten shtatzëna. Në përdorimin e zakonshëm, ndodhin reth 8 shtatzëni per 100 gra.
Përfitimet:
Kanë efektshmëri të lartë kur merren rrgullisht çdo ditë. (të efektshëm brenda 24 orëve).
Rregullohet cikli i menstruacioneve
Pakëson dhimbjet e menstruacioneve, mungesën e hekurit, problemeve të lëkurës
Nuk ka efekt:
Nëse nuk merret pilula në të njëjtën orë
Nuk të mbron ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme

Injeksionet mujore - Injeksionet mujore përmbajnë 2 hormone (progesteron dhe estrogjen).
 
  • Funksionon si pilulat, por një injeksion është efektiv për 3 muaj.
Efektshmëria:
 Kur nuk gabohet në marrjen e pilulës vetëm më pak se 1 në 100 gra do të mbeten shtatzëna. Në përdorimin e zakonshëm, ndodhin rreth 3 shtatzëni per 100 gra. 
Përfitimet:
Private, konfidenciale, vetëm një herë në 3 muaj.
Nuk ka efekt: 
Nuk mbron ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme

Pilulat kontraceptive të urgjencës
  • Përdoren kur metodat e tjera dështojnë. Nuk përdoret si një metodë normale e  kontracepsionit.
  • Ato veprojnë për të parandaluar ose vonuar lëshimin e vezëve nga vezoret. Ato nuk veprojnë nëse gruaja është tashmë shtatzanë, sepse vezët janë lëshuar dhe nuk mund të japë efekt.
  • Më të efektshme janë kur aplikohet  brenda 72 orëve pas raportit seksual. Duhet të jenë të hapura brenda 120 orëve të raportit seksual.
Efektshmëria: 89% efektive, kur merret brenda 72 orëve të raportit seksual. Efekshmëria ulet me kalimin e kohës.
Përfitimet:
Ofron një mundësi të dytë për parandalimin e shtatzënisë.
Pakëson mundësinë e abortit në ratet e përdorimit gabim të kontraceptivit apo nëse kontraceptivi nuk  është përdorur.
Nuk ka efekt:
Nuk është një zëvendësues për metodat e tjera. Nuk mund të ndalojë shtatzaninë kur ka ndodhur tashmë.
Nuk mbron ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

Prezervativët mashkullor
  • Fuksionon duke krijuar pengesë për kalimin dhe futjen e spermës në vaginë, duke parandaluar kështu shtatzaninë. Gjithashtu, shmang infektimin e partnerit tjetër nga infeksione të ndryshme në organet gjenitale.
Efektshmëria:
Është një prej metodave më të efektshme por gjithsesi ka një rrezik të vogël dështimi.
Kur nuk gabohet në marrjen e pilulës vetëm më pak sa 4 në 100 gra do të mbeten shtatzëna. Në përdorimin e zakonshëm, ndodhin rreth 27 shtatzëni per 100 gra.
Përfitimet:
mbron ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme.
përgjegjësi të përbashkëta.
është i lirë.
Nuk ka efekt:
Njerëzit kanë turp për të blërë dhë për të  përdorur me partnerin.

Tërheqja - Funksionon duke mbajtur spermën larg trupit femrës.
Efektshmëria:
  • rreziku ndaj shtatzanisë së padëshiruar është më i lartë kur mashkulli nuk tërhiqet përpara ejakulimit në çdo akt seksual
  • Kur nuk gabohet në marrjen e pilulës vetëm më pak sa 4 në 100 gra do të mbeten shtatzëna. Në përdorimin e zakonshëm, ndodhin rreth 27 shtatzëni per 100 gra.
Përfitimet:
mbron prej shtatzënisë kur përdoret çdo  herë në mënyrë të suksesshme
Nuk ka efekt:
Duhet të ketë përvojë, vetëkontrollim,  besim, jo të përshtatshme për ata që para-maturely? Lëshoj një fjalë, Nuk rekomandohet për djemtë  adoleshent që nuk kanë përvojë

1 comment:

  1. Nga Deklarata Universale të të Drejtave të Njeriut, Kombet e Bashkuara…
    E drejta e grave të ketë kontroll dhe të vendosë lirisht dhe me përgjegjësi për çështjet që lidhen me seksualitetin e tyre, duke përfshirë dhe shëndetin riprodhues seksual, pa i diskriminuar, detyruar dhe dhunuar.

    Të drejtën për të bërë vendimet tuaja për të qenë seksual (ose jo), pavarësisht mendimi nga partnere tuaj.
    Të drejtën për të bërë vendimet tuaja për kontrollin e lindjes dhe mbrojtjen nga infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST), pavarësisht nga mendimi i partnerit tuaj, të drejtën dhe përgjegjësinë për zgjedhje të lirë në aspektin riprodhues.
    E drejta për të ndaluar aktivitetin seksual në çdo kohë, duke përfshirë gjatë, apo pak para raportit seksual.
    E drejta për të mos i treguar askujt se ju nuk jeni të kënaqur për tu përqafuar, ose puthur.
    Të drejtë të zgjedhë një partner në qoftë se ai ka patur infeksione seksualisht të transmetueshme (SST).
    E drejta për t’i treguar partnerit çfarë do të donit seksualisht ose për të treguar partnerit që do të donit të jeni të përqafuar, të putheni dhe prekur pa bërë seks.
    Të drejtën për pavarësi seksuale, integritet seksual dhe sigurinë e trupit tuaj seksual.
    E drejta për intimitet seksual.
    E drejta për barazi seksuale.
    Të drejtën për kënaqësi seksuale.
    E drejta për shprehje emocionale seksuale.
    Të drejtën për edukim në lidhje me seksualitetin .
    Të drejtën e kujdesit shëndetësor seksual.

    ReplyDelete